Lajme
Aksident masiv në Tiranë, përplasen disa makina

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e Vasil Shantos, ku disa makina janë përplasur. Nga aksidenti kanë mbetur disa persona të lënduar, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që bëhet me dije se fajtori është larguar nga vendngjarja. Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.





















