Connect with us

Lajme

AKK-ja kërkon sqarime për ngritjen e tatimit në pronë: Qytetarët s’po dinë si të veprojnë

Publikuar

më

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Kosovës për faturat në pronë. Si pasojë e kësaj, nga AKK-ja kanë thënë se ka rënie të inkasimit të të hyrave nga tatimi në pronë.

Ibrahimi ka thënë se ky vendim ka ngritur habi te qytetarët për mënyrën sesi të veprojnë. Sipas tij, qytetarët nuk po dinë t’i paguajnë apo jo faturat e tatimit në pronë, apo të pritet ndryshimi i ligjit mbi tatimin në pronë.

“Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, që i përfaqëson Komunat e Kosovës, ka kërkuar nga kryeministri Kurti dhe ministri Hekuran Murati, që vendimin për rivlerësimin e pronave e cila ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejt në ngritjen enorme të faturave të tatimit në pronë të pezullohen. Nëse një vendim i tillë merret nga ministri Murati, atëherë faturat që u janë dërguar qytetarëve për vitin 2023 të ngritura në raport me vitin 2022 të mos ndryshohen”, ka thënë Ibrahimi për EO.

Ai ka thënë vendimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati për faljen e 100 euro është joligjore.

“Kryetarët e komunave kërkojnë nga ministri Murati që të tregojë se çka duhet të veprohet tani. A të paguhen faturat e tatimit në pronë, apo te pritet ndryshimi i ligjit mbi tatimin në pronë, sepse me mendimet e ministrit Murati që komunat t’i falin 100 euro është e pa ligjshme. Kërkojmë që Ministria e Financave të dalë më një sqarim dhe të ju rekomandojë qytetarëve se si duhet të bëhet. Në bazë të informatave që kemi vlerësohet se inkasimi i tatimit në pronë ka rënie drastike sepse po mendojmë që qytetarët nuk po dinë se si të veprojnë. Ata janë duke pritur që të ndryshohet ligji mbi tatimin në pronë, apo çështja e cila është ngritur nga ministri e cila ishte jo ligjore falja nga 100 euro dhe po presim sqarime të mëtutjeshme”, ka thënë Ibrahimi. 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme53 minutes ago

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë

Maqedoni2 hours ago

Bërvenica para kutive të votimit: Shqiptarët me 3 kandidatë, 6 emra në garë për kryetar!

Shqipëri2 hours ago

“Kjo barbari nuk ka ndodhur as në vitet ‘90”- Berisha drejton protestën nga selia, thirrje për nesër: Të solidarizohemi me studentët

Lajme3 hours ago

Haqim Ramadani me apel: Të mos keqpërdoret emri im!

Lajme3 hours ago

Drejt Strasburgut: Dr. Betim Jahja nominohet për përfaqësues të vendit në Këshillin Evropian të Gjyqtarëve

Maqedoni3 hours ago

Strumica më e ngrohta, Popova Shapka në të ftohtë ekstrem – ja sa shënuan termometrat në Maqedoni!

Maqedoni3 hours ago

Rritje pagash për ushtarët nga 1 janari, zgjidhje për ata që mbushin 45 vjeç

Bota3 hours ago

Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE

Maqedoni4 hours ago

Mickoski: Dy interkonektorët e gazit do të rrisin rëndësinë gjeostrategjike të Maqedonisë së Veriut

Lajme5 hours ago

Venera Azizi: Letërnjoftimin dhe patentën e shoferit po e sjellim në formë të digjitalizuar

Maqedoni5 hours ago

Dhunë mes të miturve në Shkup: Rrahin një fëmijë në oborrin e shkollës, videon e publikojnë në internet!

Shqipëri5 hours ago

Pasi u përqafuan me Policinë te Ministria e Arsimit, protestuesit i vënë zjarrin derës së Ministrisë së Ekonomisë! Grupi i drejtohet Kryeministrisë, efektivët gardh

NA NDIQ NË FACEBOOK