Connect with us

Kosovë

Abazi nxerr detaje “të frikshme”, përmend dosjen brenda VV-së ku futeshin të “padisiplinuarit”

Publikuar

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka rrëfyer për pakënaqësitë e tij të mëdha me VV-në dhe kryetarin e saj, Albin Kurti.
Abazi ka rrëfyer detaje të pathëna më parë.

Ndër të tjera, ai ka rrëfyer edhe për bisedën me Kurtin kur ishte lënë jashtë Qeverisë.

“Nuk jam ftuar në asnjë nga tubimet elektorale. Këtë e kam marrë me sportivitet se qëllimi kryesor ishte që VV të dalë e para dhe të bëj një qeveri të qëndrueshme. E gjithë fushata është bërë nga unë dhe një ekip i vogël. Më vonë kam kuptuar luftën speciale brenda grupit për të më eliminuar edhe nga Lista e kandidatëve për deputetë”, tha Abazi në Dukagjin.

“Nuk e kisha dyshimin që mund të ketë ushtri të militantëve në Facebook, që kanë prodhu e gjeneru lajme të pafundme që s’kanë bazë, por kur ke ndërgjegjen dhe qëllimin e pastër këto gjëra edhe nuk të bëjnë përshtypje. Premtimi ka qenë që do të vazhdojmë bashkë, dhe pas rezultateve më është thënë nga zoti Kurti që s’ke marrë vota të mjaftueshme dhe s’mund të përfshihesh në qeveri. Pyetja ime ka qenë se sa vota kanë marrë Besnik Bislimi e Artane Rizvanolli, që s’kanë marrë fare pjesë në zgjedhje”, tha tutje ai.

“Haki Abazi, Fitore Pacolli dhe Mimoza Kusari kanë tentuar që unë të mos marrë pjesë në asnjë komision. Frika ishte që unë mos ta votoj Vjosa Osmanin si presidente”, rrëfen Abazi.

Ai ka treguar se brenda VV-së kishte edhe një dosje, që futeshin zyrtarët “e padisiplinuar”.

“Kurti ka nxjerrë një dosje dhe brenda dosjes së bërë nga Dejona Mihali e Mimoza Kusari, Kurti më thoshte se s’ke qenë këtu kur është votuar buxheti dhe trillime të pafundme nga zonja Kusari. Shembull, një diskutim kot me Armend Mujën në një vizitë në Shqipëri, me ç’rast ndodhi një situatë e mosrespektimit të protokollit ndërmjet zonjës Kodheli dhe Armend Mujës, dhe që më vonë u konsiderua si kundërshti e imja ndaj Armend Mujës”, tha Abazi.

“Zoti Muja merr fjalën pa ju dhënë, teksa zonja Kodheli tentoi të mos vazhdojë sepse nuk ishte radha e tij. Unë kur mora fjalën thashë që në Kosovë “shtëpia është e zotit dhe e mysafirit”. Mbi këtë, zoti Muja vazhdoi fjalën. Kjo u mor, u ekzagjerua e përfundoi në dosjen e Kurtit”, rrëfen tutje Abazi. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK