Connect with us

Bota

58 viktima nga anija e përmbysur në Itali, një person i arrestuar për trafik njerëzish

Publikuar

Një anije me emigrantë është përmbysur në Cutro, në zonën e Crotone. Mediat bëjnë me dije se numri i viktimave ka shkuar në 58.

Anija u nis nga Izmiri i Turqisë disa ditë më parë me emigrantë nga Afganistani, Irani dhe disa vende të tjera dhe u mbyt në mot të stuhishëm në brigjet lindore të Kalabrisë, raportoi Reuters.

Deri më tani, 58 persona janë vrarë, tha për agjencinë britanike Manuela Cura, një zyrtare e qeverisë provinciale.
Sipas saj, 81 persona kanë shpëtuar, nga të cilët 20 janë shtruar në spital dhe një person ndodhet në terapi intensive.

Një i mbijetuar u arrestua me akuzën e trafikut të emigrantëve, tha policia doganore e Guardia di Finanza.