SKENA
“3 banorët që do të çonin në nominim nëse u jepej mundësia”? Ja si përgjigjet Luizi

Tani Luiz pret radhën dhe gjatë një bisede me Beatin mëngjesin e sotëm ka treguar se cilët banorë do të zgjedhë.
Ndryshe nga të tjerët, Luizi tha se do të propozonte veten, Oltën dhe Armaldonin. Por ju kujtojmë se kjo nuk lejohet pasi nuk keni të drejtë të dërgoheni në nominim. Mbetet të shihet se kur do të jetë radha e Luizit që të ketë të drejtën për të propozuar 3 banorë.
Kujtojmë që Big Brother i vendosi Oltës një zarf të kuq në shtëpi. Grupi i saj u shpall fitues në lojën me litar, ndaj Olta ka epërsi ndaj Big Brother. Olta hapi zarfin e kuq dhe pati mundësinë të dërgonte tre banorë në televotim. Olta zgjodhi të nominojë Kiarën, Luizin dhe Bledin.



















