Connect with us

SKENA

20,451 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Publikuar

Sipas autoriteteve, numri i viktimave si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë ka shkuar në të paktën 20,451.

Në Turqi, numri i viktimave është rritur në të paktën 17,134, ndërkohë që 70,347 të tjerë raportohen të lënduar, referuar Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Numri i përgjithshëm i personave të lënduar në Siri në të gjitha territoret e prekura është rritur në 5,245, ndër të cilat 2,295 janë shënuar në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe 2,950 në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Referuar shifrave nga qeveria turke, Helmetave të Bardha dhe medias shtetërore siriane, të paktën 75,592 persona janë plagosur në Siri dhe Turqi./tvklan.al

NA NDIQ NË FACEBOOK