Lajme
Taravari i përgjigjet VMRO-DPMNE-së për shtëpinë e tij në Shkup

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i komunës së Gostivarit, Arben Taravari u është përgjigjiur akuzave të fundit nga VMRO-DPMNE-së për shtëpinë e tij në Shkup.
Ai i ka quajtur këto akuza shpifje, ndërsa shtëpinë thotë se e ka blerë që në korrik 2021, kur ASH ishte në opozitë dhe nuk kishte negociata me Qeverinë aktuale për t’u bë pjesë e saj.
“ASH dhe unë nuk sjellim vendime të sponsoruara nga të mirat materiale. Vendimet tona janë për qytetarët dhe të ardhmen e tyre. Për shkak të shpifjeve të vazhdueshme nga VMRO-DPMNE dua të deklarohem para qytetarëve se shtëpia ime në Shkup është blerë në korrik të vitit 2021”, thekson kryetari i ASH-së, Arben Taravari në një sqarim në rrjetet sociale.

















