Bota
11 foshnja largohen nga zonat e tërmetit për në Ankara, Erdogan merr vendimin e mrekullueshëm

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka vënë në dispozicion avionin Presidencial për të dërguar në Ankara foshnjat e lënduara në zonat e tërmetit. 11 foshnja të tjera janë dërguar këtë të martë në kryeqytetin e Turqisë për mjekim të specializuar.
Avioni i Presidencës TC-CBK u nis nga Aeroporti Esenboga për të marrë 11 viktima të tërmetit, 2 nga Kahramanmarash dhe 9 nga Adana.
11 kujdestarë dhe 2 mjekë që punojnë në institucionet e Ministrisë së Familjes dhe Shërbimeve Sociale pritën foshnjat, të cilëve u janë bërë kontrollet e para. Foshnjat u dërguan në spitalin e qytetit Etlik nga Aeroporti Esenbosa me ambulanca për t’iu nënshtruar një kontrolli të plotë shëndetësor.





















