Kosovë
Zjarr i madh në Ferizaj, kaplohet nga zjarri Shtëpia e Kulturës dhe QMF-ja

Shtëpia e Kulturës dhe një pjesë e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Mirosale të Ferizajt është kapluar nga zjarri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për KOHËN se nga ky incident zjarri asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.
Sipas Veselit, zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësia e Hetimeve që kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 15:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Mirosale të Ferizajt është një incident zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, atje ishte kapluar nga zjarri Shtëpia e Kulturës dhe një pjesë e Qendrës së Mjekësisë Familjare. Zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë ai.





















