Connect with us

Shëndetësi

Zbuloni cilat lloje bimësh në shtëpinë tuaj duhen mbajtur larg nga fëmijët

Publikuar

Lulet në shtëpi janë fiksimi i shumë prej nesh, por përveç gjërave pozitive, si pastrimi i ajrit, ato mund të shkaktojnë edhe probleme shëndetësore tek fëmijët.

Kaitlyn Brown, drejtoreshë menaxhuese klinike e “America’s Poison Centers” në Arlington, Virxhinia tha:

“Ne marrim mesatarisht 33,000 telefonata në vit nga njerëz, fëmijët e të cilëve vendosin bimë të ndryshme në gojë. Kryesisht janë të vegjlit që zvarriten përreth ata që kanë telashe me bimët shtëpiake, sepse ata eksplorojnë mjedisin e tyre dhe fusin gjithçka në gojën e tyre. Shumica e ekspozimeve aksidentale nuk janë serioze, por në disa raste efekti irritues bëhet mjaft i rëndë sa të ndikojë në frymëmarrje dhe gjithashtu disa bimë mund të shkaktojnë djegie në lëkurë ose në sy”.

Kohët e fundit, pashë një lule “Diffenbachia” të bukur dhe të pjekur në kuzhinën e shtëpisë së një kushëriri. Ajo tha se djali i saj, i cili sapo kishte filluar të zvarritej, kishte treguar interes për gjethin e saj. Kështu që më ra ndër mend t’i them se bima e fitoi emrin e saj të zakonshëm, ‘kallam memec’, nga vetë efekti që ajo shkakton.

Përtypja e një pjese të kërcellit të saj mund ta lërë dikë pa fjalë përkohësisht dhe me dhimbje, pasi kristalet e oksalatit të kalciumit në të mund të shkaktojnë ënjtje të fytit dhe gojës. Ekspozimi ndaj lëngut të tij mund të çojë në acarim të hundës, syve dhe lëkurës.

Kaladiumi, lulja e flamingos (Anthurium), bima e djathit zviceran (Monstera), zambaku i paqes (Spathiphyllum), bima ZZ (Zamioculcas zamiifolia), filodendron dhe pothos (Epipremnum) gjithashtu përmbajnë kristale oksalate. Këto dy të fundit janë bimë vreshtare, të cilat kërkojnë më shumë vigjilencë, sepse mund të rriten poshtë nga ajo që konsiderohej një vend i sigurt dhe i paarritshëm.

Amaryllis dhe bimët e tjera të ngjashme me të, duke përfshirë clivia dhe daffodil, përmbajnë likorinë, një alkaloid toksik që mund të shkaktojë shkallë të ndryshme dhimbje barku, diarre, nauze dhe të vjella./ Top Albania Radio

Maqedoni42 minutes ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni45 minutes ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri1 hour ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme2 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme2 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni4 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota4 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme4 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni4 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni4 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

Bota4 hours ago

E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

Maqedoni4 hours ago

MPB: Mbi 130 mijë shkelje të regjistruara, shoferët me targa të huaja së shpejti do të marrin gjobat

NA NDIQ NË FACEBOOK