Connect with us

Kosovë

Zbulohet se kush është i dyshuari që u kap me mbi 1 kilogramë marihuanë e heroinë në Istog

Publikuar

Një aksion i Policisë Rajonale në Pejë i zhvilluar të hënën mbrëma në Serbobran të Istogut ka rezultuar ma sekuestrimin e mbi 1 kilogramë substancë e dyshuar marihuanë dhe arrestimin e një personi të dyshuar për shitblerje, posedim e shpërndarje të substancave të tilla, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua në lidhje me këtë rast është Shpejtim Beqa, në pronën e të cilit, Policia ka kërkuar bastisje, ku u gjetën dhe u sekuestruan prova që do të shfrytëzohen si dëshmi për rastin.

Sinjali mëson se pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur 1 kg e 295 gramë marihuanë, një sasi e heroinë, metadon e dëshmi të tjera. Me t’u përfunduar aksioni, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë.

Të njëjtat burime thonë se ndaj tij, prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër për ndalim policor dhe inicim të rastit në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Ndërsa brenda afatit ligjor pritet të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së sigurisë./GazetaSinjali/

NA NDIQ NË FACEBOOK