Ndryshe
Zbulohet policja që tradhtoi burrin me 5 kolegë, ai do të shpëtojë martesën

Maegan Hall, 26-vjeçare u shkarkua nga detyra me policinë e La Vergne, Tennessee, SHBA, pas marrëdhënieve seksuale me të paktën pesë kolegë policë në orarin dhe vendin e punës, teksa pretendonte se ishte një “martesë të hapur”.
Bashkëshorti i saj 28 vjeçari Jedidiah Hall, roje parku natyror dhe bir pastori, thotë se kërkon të shpëtojë martesën e tij përkundër zbulimeve për skandalin e tradhtive të shumëfishta të gruas së tij.
Historitë seksuale në vendin e punës me kolegët sollën jo vetëm shkarkimin e protagonistes “tradhtare”, por dhe të partnerëve të saj seksuale si rreshteri Lewis Powell, oficeri Juan Lugo, rreshteri Ty McGowan dhe detektivit Seneca Shields, pas hetimit të brendshëm të policisë.
Rastet kishin ndodhur në stacionin e policisë, në shtëpitë e oficerëve dhe një në një barkë, sipas raportimeve.





















