Lajme
Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak

Gazetarja Eksiola Shehu thotë se një tjetër deputet i Partisë Socialiste pritet të lënë mandatin, për të garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në emisionin “Now”, Shehu u shpreh se bëhet fjalë për deputetin Besjan Ajazi, i cili është propozuar si kandidaturë për të marrë Bashkinë e Gramshit.
Nëse konfirmohet, Ajazi do të përballet me kandidatin demokrat, Hasim Çekrezi.
“Në PS pritet që të ketë një tjetër deptuet të lërë mandatin dhe t’i besohet një kandidim në bashkinë e Gramshit, Besjan Ajazi. Nga ajo që unë ka mësuar, është propozuar opër të qenë kandidat për kryetar të Bashkisë së Gramshit. Përballë tij është Hasim Çekrezi”, theksoi ajo.




















