Connect with us

Sport

Wolfsburg “e harroi” në stol, sulmuesi kroat drejt rikthimit në Serinë A

Published

on

Josip Brekalo drejt rikthimit në Serinë A. Sulmuesi anësor kroat, i cili spikati sezonin e kaluar me Torinon, në verë u rikthye te gjermanët e Wolfsburgut, por gjerat nuk i shkuan aspak sipas planeve.

Aktivizimi me pikatore i ka kushtuar jo pak futbollistit, që u ka kërkuar drejtuesve të largohet në këtë sezon merkatoje, për të luajtur rregullisht dhe rigjetur formën më të mirë.

Seria A është destinacioni i preferuar i kroatit dhe konkretisht skuadra e Fiorentinës është ajo që ka shfaqur interes konkret, duke u ofruar për ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Drejtori Sportiv i Ëolfsburgut, Marcel Schafer pranoi se ka 2-3 futbollistë të pakënaqur në ekip, mes të cilëve edhe Brekalo dhe se çështja e tyre pritet të zgjidhet në merkaton e janarit.

“Ky sezon merkatoje do të jetë shumë i qetë për ne. Nuk kemi planifikuar lëvizje nga ato që tronditin ambientin. Ka 2-3 lojtarë të pakënaqur me minutazhin që luajnë dhe besoj se çështjet e tyre do të zgjidhen në mënyrën më të mirë për të dy palët”, deklaroi drejtuesi i klubit gjerman.

The post Wolfsburg “e harroi” në stol, sulmuesi kroat drejt rikthimit në Serinë A appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK