Connect with us

Lajme

Autori i vrasjes së dyfishtë ishte baba i 7 fëmijëve, vëllai që mbeti viktimë luante muzikë polifonike me fyell

Publikuar

Një krim i dyfishtë është regjistruar mesditën e kësaj të premte në Gramsh, ku një 80-vjecar ka vrarë gruan dhe vëllanë e tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Tervol të Njësisë Administrative Pishaj.

Autori, Xhevit Sinani ekzekutoi me sëpatë bashkëshorten e tij, Zeqine Sinani 74 vjeçe pas një konflikti me këtë të fundit në banesë. Më pas në gjendje të rënduar i ishtë drejtuar shtëpis së vëllait Shaqir Sinani e cila ndodhet rreth 1 km larg shtëpisë së tij duke qëlluar për vdekje dhe këtë të fundit. Pasi kreu krimin i moshuari u largua nga vendi i ngjarjes ku burimet thonë se ka shkuar në banesën e krushkut i cili ndodhej një fshat më larg ku ka rrëfyer dhe krimin e rëndë.

Mandej mësohet se ka marrë fëmijët në telefon duke i rrëfyer cfarë kishte ndodhur. Me të marrë njoftim për ngjarjen e ndodhur Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe nisën punën për arrestimin e 80 vjeçarit , babait të 7 fëmijëve. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 sëpata me të cilat autori dyshohet që ka kryer krimin e dyfishtë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Banorë të zonës kanë deklaruar për togat blu se familja Sinani nuk ka qënë problematike,por se 80 vjeçari ka patur së fundmi probleme të shëndetit mendor por ende jo e konfirmuar. Gjithsesi do të jetë deklarata e të moshuarit në polici e cila do të zbardh arsyen e vërtetë të krimit të rëndë.

Sakaq vëllai që mbeti viktimë , Shaqir Sinani, mësohet se ka qenë një nga instrumentistët më të mirë të zonës. Shaqiri, 74 vjeç prej vitesh luante muzikën polifonike të zonës me fyell.

NA NDIQ NË FACEBOOK