Connect with us

Kosovë

Vrasja e Visart Çengut për faturën 400 euro në lokalin në Prizren, arrestohet një tjetër i dyshuar! Çfarë njofton policia e Kosovës

Publikuar

Është arrestuar një tjetër i dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit, Visart Çengu, në lokalin “Kobra” në Prizren.

Blutë e Kosovës nuk kanë zbuluar detaje rreth të arrestuarit. Ndërsa numri i personave të vendosur në pranga shkon në 6-të.

“Rr. Tahir Sinani, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftim.

Autor i dyshuar i krimit është pronari i lokalit Dibra Hoxhaj, i njohur si Kobra, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj.

Sipas gjykatës Hoxhaj u la në paraburgim, “për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe manipulimi me prova parashikuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”. E njejta mase sigurie eshte caktuar edhe per pese personat e tjere.

“A.V., B.M., J.B., K.G., dhe E.A., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 187 parag. 1, lidhur me nenin 31të Kodi Penal të Republikës së Kosovës”.

DESHMIA

Dibran Hoxha, i njohur me nofkën “Kobra”, ka folur për herë të parë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e 3 janarit në lokalin e tij në Prizren, ku mbeti të vdekur një 31-vjeçar nga Kukësi, Visar Cengu dhe u plagos shoku i tij.

Si i akuzuari kryesor për ngjarjen e rëndë, “Kobra” tha para trupit gjykues se vëllai i tij, Enver Amrallahu, nuk kishte qenë në vendin e ngjarjes gjatë konfliktit, por sipas tij, kishte shkuar pasi kishte ndodhur krimi.

“Pajtohem me fjalët e avokatit, veç doja te shtoja diçka në lidhje me Enver Amrallahun, ky është vellai prej nënës. Ky ka ardhur pasi ka ndodhur ngjarja, masi ka degjuar prej të tjerëve që ka ndodh diçka në lokal”, tha i dyshuari Hoxha.

Lidhur me ngjarjes tragjike ka folur xhaxhai i viktimës, Besim Cengu, i cili tha se nipi i tij ishte qëlluar në makinë nga prapa.

Ç’deklaroi xhaxhai i viktimës

“Ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit. Makina ku ishte djali nuk ka pasur armë. Pasi janë zënë aty, ka pasur goditje nga pas pasi është nisur makina. Nipi im ka vdekur ndërsa tjetri është plagosur.

Nipi im është gjuajtur brenda veturës nga pas, sepse edhe predha ka qenë në shpinë dhe e ka kapur mushkërinë dhe një pjesë të zemrës dhe djali ka vdekur në vend”, tha Cengu në një prononcim për Klan Kosova.

Sipas Prokurorisë së Prizrenit, shkak dyshohet të jetë një faturë prej 400 eurosh, fakt të cilin nuk e mohon as xhaxhai i viktimës.

“Ndoshta, sepse ka pasur ngatërresë që brenda mesa mora vesh unë. Por unë i njoh të tre dhe kam bindjen e plotë se këta nuk kishin lidhje me konsumim të një ushqimi dhe të mos paguajnë. Ata kanë qenë çuna të sjellshëm. Fakti që në makinë nuk kanë pasur asnjë mjet luftarak, ata kanë qenë paqësore dhe kanë shkuar për të konsumuar diçka. Djali ka qenë në Francë dhe u kthye tani”, u shpreh xhaxhai.

NA NDIQ NË FACEBOOK