Connect with us

Lajme

Vrasja e ish-policit, publikohen pamjet e e ekzekutimit

Publikuar

Sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është rishfaqur videoja që ka fiksuar momentin e vrasjes së Santiago Malkos, disa vite më parë në Tiranë.

Pamjet e ekzekutimit të tij i kanë prekur familjarët e tij, më konkretisht nëna ka shpërthyer në lot duke shkaktuar ndërprerjen e seancës për disa minuta. Videoja u shfaq në procesin gjyqësor që po mbahet në GJKKO ndaj Ilir Selmanit dhe Elvis Gaçajt. Natën e vrasjes, të dy kanë lëvizur në zonë, para dhe pas ekzekutimit të Malkos.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 25 vite burg Bledi Tetën për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019. Teta u gjet fajtor nga trupa gjykuese si pjesëmarrës në ekzekutimin e Malkos mbrëmjen e 27 gushtit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. Por, në pranga është vënë vetëm Teta dhe Ilir Selmani.

NA NDIQ NË FACEBOOK