Sport
Vlahovic gjithnjë e më larg Juves, gjigantët spanjollë ofrojnë 80 mln

Vlahovic gjithnjë e më larg Juves. Dënimi me heqjen e 15 pikëve në sezonin aktual, që mund të pasohet nga një tjetër edhe më i rëndë, ka komplikuar jo pak planet e Juventusit, që rrezikon të përballet me një “eksod” yjesh të ekipit nëse nuk siguron një vend në zonën Champions.
Dusan Vlahovic është ai që mund të lërë bardhezinjtë në verë, jo vetëm për shkak të situatës në klub. Sulmuesi serb nuk ka arritur të përshtatet dot me skemat e Allegrit. Ndonëse iu bashkua Juves me bujë një vit më parë, por deri tani ka rezultuar një dështim dhe ka përfunduar në stol.
Allegri preferon më shumë polakun Milik, ndaj Vlahovic ka nisur të mendojë të ardhmen larg Juves dhe mbi të gjitha larg Italisë, pasi interesi për të nuk ka munguar.
Lexo edhe:
- “Final Four”/ Goglat “flasin” në Nyon. Holanda, Italia, Kroacia dhe Spanja mësojnë përballjet
- Zlatani “mpreh gjuhën”, sulmon ashpër argjentinasit, por “kursen” Messin
- Olsi Rama rrëfen fenomenin “Skuka”: Si e fitoi Partizani bastin e humbur nga Dinamo
- Ish-lojtari i Barcelonës zyrtarizohet në Arabi, më 3 shkurt përballë Ronaldos
- Redon Xhixha: Uroj që një ditë të më duan sa Agollin
Klubet angleze si Manchester United e Tottenham po monitorojnë me kujdes situatën e serbit. Megjithatë së fundi mediat spanjolle raportojnë se së fundi në garë është futur edhe Barcelona.
Katalanët kanë nisur të mendojnë që tani për pasuesin e Lewandowskit dhe shohin Vlahovic si të duhurin. Pikërisht për këtë arsye pritet që të trokasin në dyert e Juves me një ofertë prej 80 milionë eurosh.
Kjo shifër do t’u bënte jo pak punë bardhezinjve, që për të disatin vit radhazi mbyllin bilancet me humbje të mëdha. Gjithsesi merkatoja e verës është ende 4 muaj larg dhe që tani premton se do të jetë vërtetë e nxehtë.
The post Vlahovic gjithnjë e më larg Juves, gjigantët spanjollë ofrojnë 80 mln appeared first on SuperSport.





















