Connect with us

Kosovë

Vidhnin vetura në Kosovë dhe i trafikonin në Shqipëri, SPAK përfundon hetimet, dërgon për gjykim 7 persona

Publikuar

më

 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet e procedimit penal nr. 40 të vitit 2022 duke dërguar për gjykim të pandehurit:

– Selaudin Shahini, i akuzuar për veprat penale “Trafikimi imjeteve motorrike”, e kryer më shumë se një herë dhe nëbashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë tëgrupit të strukturuar kriminal”,  “Grupi i strukturuar kriminal”,në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit të grupit tëstrukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale ngaorganizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 141/a, paragrafi 2  dhe 28/4, 333/a paragrafi 1, si dhe   334 pika 1 të Kodit Penal.

-Ndriçim Shahini, Ervis Cara dhe Endi Ahmetaj, akuzuar përveprat penale “Trafikimi i mjeteve motorrike”, e kryer mëshumë se një herë dhe në bashkëpunim në formën e veçantë tëbashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal”,  “Grupi istrukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale ngaorganizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 141/a, paragrafi 2  dhe 28/4, 333/a paragrafi 2, si dhe   334 pika 1 të Kodit Penal.

– Vojsava Doda dhe Aurrel Shatri, akuzuar për veprat penale“Trafikimi i mjeteve motorrike”, e kryer në bashkëpunim nëformën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuarkriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuarkriminal”, parashikuar nga nenet 141/a, paragrafi 1 dhe28/4,333/a paragrafi 2, si dhe   334 pika 1 të Kodit Penal.

– Fatri Braha, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Të pandehurit janë dërguar për gjykim për faktin se grupi istrukturuar kriminal i drejtuar nga i pandehuri Selaudin Shahini, në përbërje të të cilit ishin dhe të të pandehurit Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda, dhe Aurel Shatri, sidhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, gjatë muajit shkurt2022 siguronte mjete të vjedhura në Republikën e Kosovës dhemë pas i kanë trafikuar në territorin e Republikës së Shqipërisënga pika e kalimit kufitar Morinë, Kukës me targa të vendosuranë to, që i përkisnin mjeteve të targuara dhe regjistruara nëRepublikën e Shqipërisë.

Në kohën e kryerjes së veprës penale i pandehuri Endi Ahmetaj ka qenë punonjës policie në detyrën trupë shërbimi i forcës sëposaçme “Shqiponja”, në Sektorin e Rendit dhe Policimit nëKomunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, ndërsa e pandehura Vojsava Doda ka qenë inspektore policie pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.

I pandehuri Fatri Braha, në kohën e kryerjes së veprës penale të“Shpërdorimit të detyrës” ka qenë punonjës policie me gradëninspektor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe MigracionitKukës, si dhe më datë 24.02.2022, duke qenë me detyrë“Ndihmës specialist kontrollor“, në Stacionin e PolicisëKufitare Morinë, Kukës, me dashje nuk ka kryer proçedurat e verifikimit dhe rregjistrimit në Sistemin TIMS për të pandehurënVojsava Doda, duke i krijuar asaj lehtësira për trafikimin e njëmjeti të vjedhur në Republikën e Kosovës, mjet i cili ka hyrë nëterritorin e Republikës së Shqipërisë me targat e një mjeti tjetërtë regjistruar në Shqipëri, si dhe drejtohej nga kjo e pandehur.

Veprimtaria kriminale e të pandehurve është arritur të zbulohetmë datë 24.02.2022, si dhe të pandehurit janë arrestuar nëflagrancë apo ndaluar më datë 25.02.2022.

Hetimet paraprake janë drejtuar nga Prokuroria e PosaçmeKundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe janëzhvilluar në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare tëHetimit, si dhe oficerët e shërbimeve të policisë gjyqësore tëDrejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorisë Vendore tëAgjensisë së Mbikqyerjes Policiore Tiranë.

Shqipëri17 minutes ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme2 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni3 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri3 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme4 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni6 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri6 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme7 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni8 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri9 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme10 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni11 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

NA NDIQ NË FACEBOOK