Lajme
VIDEO/ Publikohen pamjet nga plantacioni i drogës dhe arsenali i armëve në qytetin shqiptar
Janë publikuar pamjet nga megaoperacioni i zbulimit të “shtëpisë së barit” dhe arsenalit me armë në Shijak.
Rreth 444 rrënjë kanabis u zbuluan në një shtëpi 4 katëshe në fshatin Sallmonë të Shijakut, në pronësi të 2 vëllezërve.
Në të njëjtën shtëpi, autoritetet zbuluan edhe një arsenal armësh, të fshehura në një ambient me mure të dyfishtë. Mes armëve u gjetën 10 kallashnikovë, granata, municione, etj.
Në pranga ka rënë një 46-vjeçar, Fredi Krasniqi, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, Selman Krasniqi, 43 vjeç, i cili rezulton se ka precedent të mëparshëm kriminal.
Nga hetimet e kryera deri tani, si dhe bazuar në inteligjencën informative, dyshohet se armët e gjetura në këtë ambient (banesë), mund të jenë fshehur nga pjesëtarë të grupeve kriminale.
Po nga hetimet, dyshohet se edhe kultivimi i bimëve narkotike mund të jetë financuar nga pjesëtarë të grupeve kriminale.