Sport
VIDEO/ Dëshmitar në arrestimin e mafiozit të shumëkërkuar, Toto Schillaci: Ishte Far West!

Arrestimi i mafiozit të shumëkërkuar italian, Matteo Messina Denaro, është kryelajmi i orëve të fundit përtej Adriatikut. Pas shumë viteve në arrati, 60-vjeçari u ndalua nga karabinierët në klinikën e quajtur “La Maddalenna”, ku dëshmitar i kësaj ngjarjeje rezulton të jetë një emër shumë i njohur i futbollit italian, Totò Schillaci, golashënuesi më i mirë i Botërorit “Italia 1990”.
“Po prisja të hyja, kur pashë të gjithë policët me kapuç, dhe ne u ndalëm”, – tha ish-sulmuesi i famshëm për “La Repubblica”, jashtë klinikës. – “Nuk pashë asgjë, ishim të gjithë të bllokuar, por papritmas u bë Far West”.
Një rrëfim për një ngjarje që e ka parë me sytë e tij dhe që nuk do ta harrojë kurrë.






















