Lajme
Vetëvritet me armë gjahu i riu 32 vjeç

Himarë, Shqipëri – Vetëvritet me armë gjahu një i ri në Himarë.
Policia njoftoi se ngjarja ndodhi në fshatin Kuç, Himarë, ku dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në afërsi të banesës së tij, S. B., 32 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



















