Connect with us

Lajme

U rrëmbye për 10 ditë dhe u shfrytëzua për të lypur në Tiranë, shpëton i mituri nga Vlora. E ëma: E kanë droguar

Publikuar

10 ditë pasi humbi gjurmët natën e ndërrimit të viteve gjendet 14-vjeçari nga Vlora E.L. I mituri u gjet nga policia e kryeqytetit, 24 orë pas publikimit të rastit në emisionin investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV.

Bashkë me grupin e xhirimit nëna e tij Shkëndije Limaj mbërriti paraditen e sotme në komisaritin nr.2 në Tiranë, aty ku nën shoqërinë e dy psikologeve, në gjëndje të rënduar psikologjike mbërriti edhe i mituri. Ai u mor në pyetje për disa minuta, ndërsa arriti të fliste në prani të psikologeve duke zbuluar emrat e personave që pasi e rrëmbyen në Vlorë e shfrytëzuan në Tiranë. Djemtë vlonjatë të moshës 19-vjeçare mbajtën peng për 10 ditë të miturin dhe e nxorrën në rrugë për lypje. Me gjetjen e te miturit zbulohet ajo çfare kishte ndodhur.

Ata kishin parë publikimin e fotos së E.L në ’Pa Gjurmë’ dhe kështu e lanë të lire djalin, i cili u gjet nga blutë e kryeqytet orët e para të mëngjesit të sotëm. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike 14-vjeçari u dërgua në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, aty ku ndodhet i shtruar. Në një lidhje direkte nga dhoma e pavionit, nëna e tij Shkëndije Limaj foli për gjendjen shëndetësore dhe zbuloi detaje tronditëse për të birin, i cili është mbajtur ’peng’ duke u dhunuar dhe droguar.

“Ndodhem tek Spitali Psikiatrik dhe gjendja e djalit nuk është e mirë. Tani është në gjumë, mjekët ende nuk e kanë vizituar për të dalë në një diagnozë më të saktë. Policia mori dëshminë e ti dhe djali I ka nxjerrë të gjitha. Ai ka thënës se u dhunua, u drogua, dhe i ka zbuluar emrat e atyre personave. Arditi, Donaldi dhe Fabio. Janë nga Vlora, unë i njoh. Djalin e kanë mbajtur në kryeqytet, e kanë kërcënuar e kanë torturuar. Kur është transmetuar emisioni, një nga këta djemtë e kanë parë dhe e kanë lëshuar djalin. E gjetën djalin, e çuan në një qendër dhe më pas në komisariat në Tiranë. Ju falenderoj për çdo gjë.”

Gjatë transmetimit live puntatën e së martës në ’Pa Gjurmë’ të shumta ishin dëshmitë dhe informacionet që hodhin dritë mbi fatin e 14-vjeçarit. Një prej dëshmitarëve solli një video ku shihej qartë imazhi i E.L, teksa bënte xhiro tek lodrat e sheshit ’Skënderbej’. Kërkimet vijuan përgjatë gjithë natës, deri në orët e para të mëngjesit, derisa u arrit në gjurmët e të miturit. Pas vdekjes së babait 6 vite më parë 14-vjeçari kishte shfaqur problemet e para të shëndetit mendor, madje për këtë kishte ndërprerë edhe shkollën. Shpesh ai largohej papritur dhe kthehej sërish në banesë. Mesa duket kjo ka qenë një nga arsyet pse ra pre e rrjetit të një grupi që e shfrytëzoi për ditë me radhë me qëllime lypje./m.j

Lajme30 minutes ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni2 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri2 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme3 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni4 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri4 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme5 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë5 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme5 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni5 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni6 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë6 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK