Lajme
TS: Ja cilët ministri i merr ASH-ja

Kreu i ASH-së, Arben Taravari së bashku më kryesinë e ASH-së kanë pranuar ofertën e kryeministrit Kovaçevski për të bashkë qeverisur viteve në vijim deri në zgjedhjet e ardhshme, raporton Tetovasot.
Siç ka arritur të mësoj ekskluzivisht TetovaSot nga burimet e besueshme brenda ASH-së, ASH-ja do të drejtojë me Ministrinë e Shëndetësinë dhe Ministrinë e Drejtësisë si dy ministri të rëndësishme dhe me dy zv/ministri.
Nga drejtoritë e rëndësishme ASH-ja ka pranuar ti drejtojë: PIOM, Postën e Maqedonisë, Librat Amë, Avokatin e Shtetit dhe Hekurudhat, këta janë disa nga drejtoritë e rëndësishme të ASh-së ku nesër do të japim edhe detaje të tjera si zv/ministritë dhe drejtoritë tjera më të vogla.
Ky është një nga opsionet e bashkëqeverisjes mes katër partive, opsioni i dytë është nëse Alternativa del nga Qeveria ASH-ja merr edhe pak më shumë drejtori dhe një Ministri./TS/















