Connect with us

Kosovë

Trump kritikon Bidenin: Dërgimi i tankeve ‘Abrams’ në Ukrainë mund të çojë në luftë bërthamore

Publikuar

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kritikuar vendimin për të dërguar tanke të linjës në Ukrainë, duke e quajtur përpjekjen për të zmbrapsur pushtimin rus një “luftë të çmendur”.

Në kritikën e tij të fundit për ndihmën për Ukrainën, Trump tha se dërgimi i tankeve Abrams M1 përbën një përshkallëzim që mund të çojë në luftë bërthamore.

“Në fillim vijnë tanket, më pas vijnë armët bërthamore. Të përfundojë kjo luftë e çmendur, TANI. Kaq e lehtë për tu bërë!”, shkroi Trump në faqen e tij në rrjetet sociale.

NA NDIQ NË FACEBOOK