Connect with us

Lajme

Tritoli në banesën e shefit të Krimeve në Shkodër, thyhen xhamat e banesës dhe makinave në oborr

Publikuar

Banesës së shefit të Krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati, i është vënë mëngjesin e sotëm një sasi lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit, i cili sipas familjarëve ka qenë tepër i fortë, janë shkaktuar dëme materiale, përfshirë thyerje e xhamave të banesës dhe makinave.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa sipas babait të Shpatit, dyshimet e tyre lidhen për shkak të detyrës, pasi ata nuk kanë konflikt me njeri./BW

NA NDIQ NË FACEBOOK