Connect with us

Bota

Tragjike, dy gra humbin jetën pasi bien në një ujvarë

Publikuar

Një tragjedi ka ndodhur në një ujëvarë në jug të Uellsit, ku dy gra humbën jetën si pasojë e rënies nga një lartësi në ujërat e ftohta. Trupi i njërës prej tyre u gjet menjëherë nga ekipet emergjencës, ndërsa trupi i gruas së dytë u gjet dy ditë pas ngjarjes tragjike, sipas Daily Mail.

Javën e kaluar, policia mbërriti në Ujëvarat Ystradfellte, të njohura si Four Waterfalls Walk në Parkun Kombëtar Brecon Beacons, rreth orës 11:45, më 4 janar.

Në atë kohë, policët konfirmuan se kërkimi për një grua të dytë në zonë po vazhdonte dhe familjet e të dy grave ishin informuar.

Kërkimi ishte ndërprerë rreth orës 17:00 të së mërkurës në mbrëmje për shkak të kushteve të motit dhe kërkimi për gruan e dytë rifilloi mëngjesin e së enjtes, për të rinisur një ditë më vonë, kur kushtet u përmirësuan, çfarë bëri të mundur edhe gjetjen e trupit të dytë të pajetë disa kilometra larg.

NA NDIQ NË FACEBOOK