Connect with us

Lajme

Tmerr në autostradën e Laçit, qindra vetë bllokohen në makina

Publikuar

Në ditën e fundit të pushimit para fillimit zyrtar të ditës së parë të punës për vitin 2023, vazhdon përsëri fluksi i lartë i automjeteve që kthehen drejt Tiranës.

Pas kalimit të festave të fund vitit pranë të afërmve apo jashtë vendit, një numër i lartë qytetarësh po kthehen në drejtim të Tiranës.

Shumë prej tyre kanë dërguar pamje në redaksinë e Joq Albania në lidhje me bllokimin prej orësh të autostradës pranë Laçit si pasojë e fluksit të lartë.

Ky aks rrugor është shndërruar në një tmerr të vërtetë për qytetarët të cilët kanë orë të tëra të bllokuar në trafik.

NA NDIQ NË FACEBOOK