Lajme
Tërmeti shkundi Tiranën/ Erion Veliaj, mesazh qytetarëve

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas lëkundjeve të tër,metit që u regjistruan pak më parë në Shqipëri.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Veliaj bën thirrje për qytetarët që të telefonojnë shërbimet e emergjencës për çdo problematikë.
“Një valë tërmetesh janë ndjerë në Tiranë. Shërbimet tona të emergjencës kanë kaluar në gatishmëri të plotë! Për çdo problematikë në banesa apo rrugë malore, ju lutem na sinjalizoni menjëherë në nr. 112 ose zjarrifikësit nr. 128”, thuhet në njoftim./ CNA.al





















