Connect with us

Kosovë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person  

Publikuar

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person. Sipas burimeve, i plagosur në këtë rast është një 37-vjeçar, me inicialet B.A.

Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në këtë pjesë të kryeqytetit.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 21:00  policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

NA NDIQ NË FACEBOOK