Connect with us

Lajme

Takimi Kurti-Lajçak, Duriqi jep detaje: Pika e “nxehtë” për të cilën nuk kanë rënë dakord

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbajti sot një takim me ndërmjetësin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Ky i fundit, në një deklaratë për mediat, tha se ka pritur më shumë mirëkuptim për planin franko-gjerman mbi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Visar Duriqi nga Insajder në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Ballkan” me gazetare Linda Karadaku zbuloi më tepër detaje. Sipas tij, ndërkombëtarët kërkojnë që Kosova të ndërmarrë hapin e parë ndërsa Kurti nga ana tjetër, këmbëngul që të ecin paralele me njohjen dhe krijimin e asociacionit.

“Nga ajo që di deri më tani është që ajo që është diskutuar ka qenë një prej temave që është asociacioni i komunave me shumicë serbe. Ka pasur një kërkesë të qartë që procedurat duhet të nisin sa më parë, diçka që nuk është më sekrete. Ndërsa Kurti është barrikaduar ndaj qëndrimit të tij kundër asociacionit. Pra, kjo është pika më e nxehtë për të cilën nuk janë pajtuar.

Problemi qëndron te fakti që ndërkombëtarët këmbëngulin që Kosova të bëjë hapin e parë. Nuk mund të presin që fillimi i asociacionit dhe njohja e dyanshme të shkojnë paralele siç kërkon Kurti. Pas krizës në veri, Kosova duhet të bëjë hapin e parë sipas faktorit ndërkombëtar dhe me filluar procedurën e themelimit të asociacionit”, tha ai./abcnews.al

Lajme41 minutes ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni2 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri2 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme3 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni4 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri4 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme5 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë5 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme5 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni5 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni6 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë6 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK