Connect with us

Kosovë

Sulmi ndaj një autobusi në Serbi, reagon Kosova: Vuçiç predikon agresion

Publikuar

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Liza Gashi, ka reaguar pasi një autobus me emigrantë u sulmua dy ditë më parë në Serbi, ndërsa po shkonte për në Dortmund të Gjermanisë.

Gashi tha se janë të shqetësuar shumë nga ky sulm dhe e akuzoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiç për “agresion ndaj shqiptarëve”.

“Dje, një autobus i mbushur me pjesëtarë të diasporës që udhëtonte nga Kosova në Gjermani u sulmua me gurë teksa kalonte nëpër Serbi. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua. Megjithatë, ne jemi shumë të shqetësuar nga sulmi dhe dënojmë motivet pas agresionit. Republika e Kosovës kundërshton çdo kërcënim me bazë etnike ndaj qytetarëve dhe diasporës së saj. Është e qartë se regjimi i Vuçiçit dhe predikimi i tij për agresion ndaj shqiptarëve të Kosovës ende vazhdon me pasoja potencialisht të rënda”, deklaroi zëvendësministrja.(BalkanWeb)

NA NDIQ NË FACEBOOK