Kosovë
Sot i jepet lamtumira e fundit gruas që vdiq dy javë pasi u godit nga vetura në Fushë Kosovë

Këmbësorja që u godit nga një automjet me 16 janar te semaforët e shkollës ‘Mihail Grameno’ në Fushë Kosovë, për pasojë pësoi lëndime të rënda dhe për dy javë po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Fatkeqësisht ajo nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq. Ky lajm pikëlloi familjen Gllogu prej nga ishte e ndjera. Basrie Gllogu vdiq të shtunën pasi nuk ka mundur që t’u bëjë ballë plagëve të rënda që i kishte marrë si pasojë e aksidentit.
Familja Gllogu ka bërë të ditur se varrimi i saj bëhet sot 29.1.2023, në orën 14:30, shkruan Raporto24.





















