Sport
Skriniar merr vendimin për të ardhmen, ua komunikon drejtuesve të Interit

Milan Skriniar pranë PSG-së. Menjëherë pas triumfit në Superkupë, menaxherët e mbrojtësit sllovak kanë njoftuar drejtuesit e Interit se do të marrin në konsideratë edhe oferta të tjera, duke e quajtur të ulët atë të zikaltërve për rinovimin.
Ndërkohë, “L’Equipe” raporton në krahun tjetër se Skriniar ka arritur tashëm akordin me Paris Saint Germain për t’u transferuar në verë, teksa pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare me pagë prej 9 milionë eurosh në sezon.
Nga ana tjetër, Marotta e Ausilio janë të bindur që kanë bërë maksimumin dhe nuk mund të shkojnë përtej kësaj oferte, ndaj edhe kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e sllovakut, që është pjesë e Interit që prej 2017-ës dhe ka qenë padyshim një nga pikat më të forta të mbrojtjes.
Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që transferimi i Skriniar te PSG-ja të kryhet që brenda muajit janar, pasi francezët po mendojnë të prezantohet me një ofertë prej 10-15 milionë eurosh, që do të joshnin jo pak zikaltrit.
The post Skriniar merr vendimin për të ardhmen, ua komunikon drejtuesve të Interit appeared first on SuperSport.






















