Connect with us

Ndryshe

Si të kursejmë para, kur nuk kemi shumë ardhura? Ermir Mamaqi tregon hapat që duhen ndjekur

Publikuar

Në emisionin Vila24 me moderatoren Brunilda Lahe ishte i ftuar pedagogu dhe mentori i biznesit Ermir Mamaqi. Ditën e sotme ai tregoi hapat që duhet të ndjek çdo person për të kursyer.

“Duhet në fillim të përgatitemi për një mendësi ndryshe nga të tjerët, sapo merr rrogën të heqësh një pjesë për veten ta llogarisësh sikur se ke, me pak fjalë të paguash veten në fillim. Vendosni me veten se sa përqind do të merrni nga rroga dhe provojeni në një vit. Nuk jam këtu të diskutoj sa e ka rrogën secili, por çdo njeri duhet të vendosë një mënyrë të duhur të menaxhimit të parave.

Nëse ke mundësi të kesh kursime do të thotë se po bëni një menaxhim të mirë të parave dhe nëse nuk ke arritur të mblidhni para do të thotë se nuk po i menaxhoni si duhet ato. Sa përqind nga të ardhurat duhet të kursejmë? Kjo është një gjë personale mendoj, është marrëdhënia që ke me veten dhe personat e tjerë”- tha Mamaqi.

NA NDIQ NË FACEBOOK