Connect with us

Sport

Shok me Lorik Canën te PSG e Marseille, ndërron jetë 40-vjeçari afrikan

Publikuar

Ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare Modeste M’Bami, ish-mesfushori nga Kameruni, i cili gjatë karrierës si futbollist zhvilloi 38 ndeshje (3 gola) me “Luanët e Paepur”.

M’Bami ishte pjesë e PSG-së në vitet 2003-2006. Në kryeqytetin francez fitoi dy herë Kupën e Francës, ndërkohë që u aktivizua edhe me Marseille në Ligue 1.

Lojtari afrikan provoi më pas disa aventura në Spanjë, Kinë, Arabinë Saudite dhe Kolumbi. M’Bami ndërroi jetë pas një ataku kardiak.

NA NDIQ NË FACEBOOK