Connect with us

Lajme

Shakohoxha tregon shifrën e çmendur të një apartamenti në Tiranë

Publikuar

Gazetari Dritan Shakohoxha i cili prej disa kohësh është duke menaxhuar një zyrë real estate, tha në emisionin “Opinion” se çmimi më i lartë i një apartamenti në Tiranë shkon në 5-6 mijë metër katrorë. Ai tha se bëhet fjalë për apartamente të një cilësie të lartë dhe që në çdo vende të botës ka disa ndërtime që bëjnë diferencën.

Shakohoxha: Çmimi më i lartë është roof top, kati i fundit i një pallati dhe nuk ka çmim. Mund të shkojë 5-6 mijë euro metri katror.

Shakohoxha: Në çdo vend të botës, kush mund të blejë një apartament të tillë, vetëm 1% e njerëzve.

Fevziu: Të marrësh pallati të ri normal, sa të shkon në qendër të Tiranës?

Shakohoxha: 2500- 3000, edhe 3500 euro për metër, por janë katër pallate të tilla. Për katër pallate do përfshihet gjithë Shqipëria. Në çdo vend i ke katër pallate.

NA NDIQ NË FACEBOOK