Connect with us

Lajme

Rrëmbim si në filma në mes të rrugës | Plagoset një polic, rrëmbehet i burgosuri nga furgoni i Policisë së Burgut

Publikuar

Maqedoni/  Shkup – Një pjesëtar i policisë së Burgut të Idrizovës është plagosur mbrëmë  pasi automjeti i tyre është ndjekur dhe sulmuar gjatë transportit të një të burgosuri që po merrte ndihmë mjekësore, shkruajnë portalet në gjuhë maqedonase.

Sipas informacioneve fillestare jozyrtare vetura e policisë së burgut ka qenë duke lëvizur në drejtim të burgut të Idrizovës, kur persona të panjohur me një veturë tjetër i kanë prerë rrugën, kanë goditur veturën në të cilën ndodhej i burgosuri dhe janë përleshur me pjesëtarët e policisë së burgut.

Gjatë ngjarjes, siç thuhet, është plagosur një pjesëtar i policisë së burgjeve, ndërsa banditët kanë arritur ta marrin nga policia edhe të burgosurin, i cili sipas informacioneve është dënuar për vrasje, por për momentin nuk dihet identiteti i tij, përcjell Klan Macedonia.

Jozyrtarisht merret vesh se polici i plagosur është dërguar në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe mjekim intenziv.

Ai ka marrë plagë në këmbë dhe në fshikëz.

Siç shkruan infomaks, bëhet fjalë për një të burgosur nga Tetova të dënuar me 20 vite burg.

NA NDIQ NË FACEBOOK