Connect with us

Sport

Reagimi i “yllit” të Realit: S’kam nevojë të bëj foto me CR7 për të treguar se jemi miq

Publikuar

Cristiano Ronaldo vizitoi Realin e Madridit këtë të premte në Riad në një seancë stërvitore, ku u fotografua duke biseduar miqësisht me Carlo Ancelottin dhe Roberto Carlosin. Nga klubi “merengues” u publikuan foto të portugezit me disa ish-shokët e tij dhe me lojtarë me të cilët nuk ishte takuar, si Vinicius apo Rodrygo.

Mirëpo, nuk u publikua asnjë foto e tij me Krarim Benzemanë, partnerit e tij të sulmit në tredhëmbëshin e famshëm “BBC” (Bale-Benzema-Ronaldo).

“Nuk kemi nevojë të bëjmë foto për të thënë se jemi miq, fotot janë për Instagram apo Twitter, kjo është një botë tjetër”, – tha Benzema, i pyetur për mungesën e fotos me CR7 gjatë takimit të fundit.

“Nuk patëm kohë të përshëndeteshim, sepse isha duke u stërvitur dhe menjëherë ai shkoi në stërvitje. Shpresoj ta shoh nesër në stadium dhe të mund të flas me të për pak kohë,” – tha francezi, duke i konsideruar të parëndësishme aludimet e fundit.

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK