Connect with us

Kosovë

Qeveria jep lajmin e keq për ata që merren me kriptovaluta

Publikuar

Qeveria e Kosovës ka miratuar zgjatjen e masave për furnizimin me energji elektrike.

Vendimi është propozuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ai tha se masat emergjente në furnizim me energji, ndër të tjera, ndalojnë prodhimin e kriptovalutave me energji elektrike.

“Propozojmë masat e emergjencës në furnizim me energji, ku ndër të tjera ndalohet përdorimi i energjisë elektrike për mihje me kriptovaluta, obligohen institucionet e veçanta si KEK-u, Ministria e Ekonomisë, KOSTT-i etj që të marrin masa të veçanta për siguri të furnizimit. Masa shtesë do të ndërmerren sipas nevojës dhe rekomandimeve të komitetit teknik emergjent”, tha ministrja Rizvanolli.

NA NDIQ NË FACEBOOK