Connect with us

Kosovë

Pronën e njëjtë ua shiti dy personave për 250 mijë euro, arrestohet pas 6 muajsh i dyshuari për mashtrim

Publikuar

më

Marrëveshjet për blerje të pronave e objekteve të ndryshme në vendin tonë jo rrallëherë dalin të jenë vetëm mashtrime, me qëllim përfitimin e shumave të majme të parave. Qytetarë të shumtë shpesh bien pre e mashtruesve, të cilët përmes paraqitjes së fakteve të rreme arrijnë t’i mashtrojnë, duke përfituar kundërligjshëm. Një rast i tillë që dyshohet të ketë ndodhur para tri vitesh, është denoncuar vitin e kaluar dhe tek sot i dyshuari është arrestuar nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për A.J., 63-vjeçar, i cili dyshohet se në muajin nëntor të vitit 2020 kishte shitur një pronë te viktima, ndërtesë kjo të cilën më pas e kishte shitur pas një viti te një person tjetër.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari ishte marrë vesh me viktimën për shitjen e pronës në vlerë prej 100 mijë euro, por të njëjtën pronë pas një viti e ka shitur te një person tjetër, në vlerë prej 150 mijë euro.

Vitin e kaluar, viktima vendosi të kërkojë ndihmën e Policisë, pasi marrëveshja të cilën e kishte lidhur me të dyshuarin nuk po zbatohej dhe dyshonte se ishte mashtruar.

Pas disa muajsh hetime, Policia ka arritur që gjatë ditës së sotme ta arrestojë sot personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është iniciuar ‘Mashtrim’, teksa veprimet tjera do të ndërmerren brenda afatit ligjor.

Shqipëri26 minutes ago

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

Lajme1 hour ago

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Maqedoni2 hours ago

Pacientët presin deri në 6 muaj për operacion, mungojnë edhe mjekët

Shqipëri3 hours ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme4 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni5 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri6 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme7 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni8 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri9 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme10 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni11 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

NA NDIQ NË FACEBOOK