Connect with us

Sport

Porro te Tottenhami, Sportingu e zëvendëson me “modelin” e Barcelonës

Publikuar

Sportingu i Lisbonës ka piketuar pasuesin e Pedro Porro. Mbrojtësi i djathtë spanjoll do të transferohet te Tottenhami në Premier League, operacion që pritet t’i sjellë klubit nga Lisbona rreth 45-50 milionë euro.

23-vjeçari do të firmosë deri në vitin 2028 me Spurs, ndërkohë që drejtuesit e Sportingut kanë nisur ofensivën për Hector Bellerin, i cili në shtator u transferua si lojtar i lirë nga Arsenali te Barcelona.

27-vjeçari nuk po përfiton minuta në “Camp Nou” dhe është gati të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. The Athletic shkruan se Bellerin do të kalojë në kampionatin portugez në formë huazimi.

The post Porro te Tottenhami, Sportingu e zëvendëson me “modelin” e Barcelonës appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK