Connect with us

Kosovë

Populli nuk i blen, por pronarët “shqiptarë” të marketeve e gjejnë mënyrën e mashtrimit për shitjen e prodhimeve serbe

Publikuar

Mashtrimi i qytetarëve për të nxitur blerjen e produkteve të prodhuara në Serbi po vazhdon ende.

Së fundmi, një lexues t ka dërguar fotografi nga një market (emër i njohur për redaksinë) në hyrje të Komunës së Podujevës, ku një produkt ushqimor nga Serbia është prezantuar si produkt vendor.

Në foto shihet se produkti serb ka poshtë flamurin e origjinës së Kosovës, duke vënë kështu klientët në lajthitje.

Kujtojmë se gjatë vitit 2022 vlera e importit të prodhimeve nga Serbia është rritur, deri sa në Kosovë vazhdojnë të organizohen protesta e organizime me qëllim të vetëdijesimit të popullatës për të bojkotuar produktet serbe.

NA NDIQ NË FACEBOOK