Bota
Po transportonte heroinë e morfinë drejt Francës, arrestohet shqiptari në kufirin serbo-hungarez

Një shqiptar është kapur në Budapest të Hungarisë teksa transportonte mbi 10 kilogramë heroinë, morfinë dhe kodeinë.
Sipas “The Budapest Times”, sasitë e lëndëve narkotike ishin marrë nga Shqipëria për në Francë, por burri u arrestua në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë.
Ai akuzohet për tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike. Tashmë pritet të bëhet e ditur nga vendimi i gjykatës në lidhje me masën e sigurisë që do të merret ndaj tij./tvklan.al






















