Connect with us

Kosovë

Plagosi nënë e bijë me armë zjarri, ndërron jetë në rrethana të paqarta autori i dyshuar

Publikuar

Mrëmjen e sotme i dyshuari që plagosi sot nënë e bijë në Fushë-Kosovë njoftohet se ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Ejup Govori.

Sipas tij, i dyshuari është pranuar në QKUK në gjendje të rëndë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë dy plagëve me armë në bark.

Nënë e bijë, që u plagosën sot në Fushë-Kosovë janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime të rënda.

NA NDIQ NË FACEBOOK