Connect with us

Lajme

Plagosi 15-vjeçarin me mjet prerës, ndalohet nga policia 17-vjeçari në…

Published

on

Një 17-vjeçar është shoqëruar nga policia në Pogradec, pasi plagosi me mjet prerës një 15-vjeçar.

Ky i fundit ka shkuar për mjekim në spitalin e Pogradecit, por ende nuk dihet gjendja e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.01.2023, rreth orës 18:15, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Pogradec, i cili dyshohet që gjatë një konflikti fizik me shtetasin N. M., 17 vjeç, banues në Pogradec, është dëmtuar me mjet prerës.

Autori i dyshuar, shtetasi N. M, është kapur nga shërbimet e Policisë menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Pogradec, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com

NA NDIQ NË FACEBOOK