Kosovë
Pesë ngjarjet makabre që tronditën popullin e Kosovës në vitin 2022

Dhimbje, lot, dhe me protesta u karakterizua viti 2022 nga ngjarjet tragjike që tronditën mbarë popullin, të cilat ishin jo të pakëta në numër.
Por, disa prej tyre ishin goditje të rënda për të gjithë. Rasti i dhunimit të 11-vjeçares bëri që të organizohen edhe protesta ku numri i atyre që kërkonin drejtësi për rastin ishte i madh, ndërsa u kërkuar edhe shkarkimi i Kryeprokurorit të Prishtinës, Kujtim Munishit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
11-vjeçarja dyshohet se ishte dhunuar nga 13 persona, që të gjithë të arrestuar tani, në dy periudha të ndryshme kohore, e që disa prej tyre janë të mitur por që vazhdojnë të ndodhen në paraburgim.
Në seancën e parë degjimore të mbajtur me 22 dhjetor për dy prej tyre, Ekrem Rexhepin dhe Shkëlqim Kamberin, por që nuk u deklaruan rreth fajësisë pasi në seancë ishte i perfshirë edhe njëri nga të miturit, dhe gjyqtari kërkoi që fillimisht të mbahej seanca me dyer të mbyllira, e më pas e shtyu për ditë tjetër, pasi siç u tha të rregulloheshin disa paqartësi.
Një tjetër rast po aq i rëndë ishte vrasja e gruas nga Prishtina ne orët e para të mëngjesit nga bashkëshorti i saj.
Gruaja e cila kishte qenë dhe mësuese në njërën nga shkollat e Prishtinës u godit deri në vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u vetëdorëzua në Polici, dhe i njëjti vazhdon ndohet në paraburgim.
E një grua shtatzënë gjeti vdekjen në oborrin e QKUK-së, pak ditë pasi të sillte në jetë foshnjën e saj.
Derisa kishte dalë deri në oborrin e gjinekologjisë me njërën nga gratë që ishte po e shtrirë në dhomën e saj, 35-vjeçarja u vra nga bashkëshorti i saj në orët e mbrëmjes, i cili edhe u largua nga vendi i ngjarjes, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Për rastin në fjalë u organizua edhe protestë në Prishtinë, ndërsa pas mobilizimit të Policisë së Kosovës, pas gati dy ditësh, në shtëpinë e tij u gjet edhe kryesi i veprës, i cili i dha fund jetës së tij me pistoletë.
Ajo që shokoi opinionin publik ishte edhe rrahja e një të moshuare në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë, nga infermieret aty.
Ishte aktorja Kaltrinë Zeneli ajo e cila fillimisht publikoi videon në Facebook, e që shumë shpejt u bë edhe arrestimi i tyre dhe iu caktuar masa e paraburgimit prej një muajsh.
Nga “Orenda” shumë shpejt u larguan të gjithë të moshuarit që ndodhedhin aty, duke qenë se iu morr edhe licensa. E moshuara viktimë u stregua tek familjarët e saj, ndërsa një muaj pas infermieret e arrestuara u liruan.
Por, shume shpejt në Pejë ndodhi skandali i radhës, ku një foshnjë e pa jetë u fut në lavatriçen e repartit të gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Lidhur me ketë rast tragjik në Pejë pati edhe shkarkime, duke nisuar nga punëtorët teknik e deri te shefi dhe kryeinfermierja e repartit të gjinekologjisë.
E ndërsa rasti i vrasjes së Marigona Krasniqit vazhdon të jenë prezent, ku në gusht të këtij viti u ngrit aktakuzë për të dyshuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiun, ndërsa dje pati edhe seancë me njërin nga dëshmitarët e rastit, i cili tha se i dyshuari Krivaqaq i kishte kërkuar t’i kthente kamerat prapa 5-6 dite, duke qenë se dhe merrej me atë punë, por që sic tha ai në gjyjatë nuk ka parë asgjë të dyshimtë, ani pse sipas tij Dardan Krivaqa i kishte thenë se një familjar më është futur brenda në shtëpi./Reporteri.net/





















