Lajme
Përplasi këmbësorin në Durrës, 78 vjeçari ndërron jetë në spital, autori në arrati

Një makinë ka përplasur një këmbësor në qytetin e Durrësit më datën 17 janar 2023 dhe është transportuar drejt spitalit.
Ndërsa ditën e sotme mësohet se 78 vjeçari ka humbur jetën.
Bëhet me dije se autori është ende në arrati dhe policia është në kërkim të tij.
Njoftimi i policisë
Sqarim i DVP Durrës
Në lidhje me aksidentin e ndodhur më datë 17.01.2023, rreth orës 06:15, ku në vendin e quajtur Stacioni i Trenit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin H. B., 78 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital, ju sqarojmë se:
Shërbimet e Policisë, në momentin e marrjes dijeni për aksidentin e ndodhur, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se automjeti që kishte përplasur 78-vjeçarin, ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon intensivisht veprimet hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin si dhe kapjen e vënien në pranga të drejtuesit të automjetit./abcnews.al/




















