Connect with us

Bota

Përplasi 4 makina të parkuara dhe shembi shtëpinë me vinç, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë në Itali

Publikuar

Një shtetas shqiptar është vrarë me pushkë mbrëmjen e kaluar në Itali.

Mediat italiane raportojnë se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20.30 në San Polo, shtetasi shqiptar Gëzim Dodoli me një vinç ka dëmtuar shtëpinë e një shtetasi italian.

E gjithë familja e italianit Sandro Mugnai ishte mbledhur në tavolinë për të ngrënë darkë kur dëgjuan zhurmat e vinçit të shqiptarit që po iu shembte shtëpinë. Kaq ka mjaftuar që 53-vjeçari italian të marrë pushkën dhe të qëllojë në drejtim të shqiptarit.

Gëzim Dodoli, 57-vjeçari me origjinë shqiptare, me profesion operator pajisjesh dheu, humbi jetën nga të shtënat me pushkë.

Shqiptari thuhet se fillimisht ka përplasur katër makina të parkuara në oborrin e fermës, më pas ka goditur disa herë muret e jashtme, duke shkatërruar hyrjen dhe një dritare, duke dëmtuar rëndë si muret ashtu edhe çatinë e ndërtesës.

Brenda shtëpisë ishin dy familje që darkonin së bashku. Në atë moment pronari, 53-vjeçari Sandro Mugnai mori një pushkë gjuetie që e përdorte për derrat e egër dhe dhe qëlloi pesë herë në drejtim të shqiptarit.

NA NDIQ NË FACEBOOK