Connect with us

Lajme

Përgjaken rrugët nga aksidentet

Publikuar

2 persona humbën jetën, ndërsa 5 të tjerë u plagosën në dy aksidente të ndryshme të ndodhura pasditen e së martës në Divjakë.

Ngjarja e parë rrugore ndodhi në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, teksa shtetasi Leonard Dushku ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ai ndërroi jetë në vend, ndërsa të lënduar mbetën 4 persona të tjerë të moshave nga 18 deri në 24 vjeç, që ishin pasagjerë në automjet.

Ata u dërguan në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Policia pasi mbërriti në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se shkak është bërë shpejtësia e lartë.

Vetëm pak minuta më vonë në aksin rrugor “3 urat-Çermë”, ndodhi një tjetër aksident i ngjashëm me një viktimë. Kësaj here një shtetase me inicialet B.A teksa drejtonte një automjet tip “Opel”nuk ka parë kthesën dhe ka vazhduar rrugën drejtë. Për pasojë humbi jetën nëna e saj që ishte pasagjere në automjet, shtetasja Hasime Alcani, ndërsa vet drejtuesja e mjetit u plagos dhe u dërgua në spital./tvklan

NA NDIQ NË FACEBOOK